Stoke City ka fituar me rezultat 0-1 ndaj Watfordit.
Në këtë takim nga minuta e parë luajtën edhe dyshja shqiptare Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri.
Ky i fundi bëri një paraqitje më të mirë, posaçërisht në pjesën e dytë, ku i ndihmoi skuadrës së tij të ruajë epërsinë ndaj ekipit të Behramit, transmeton Telegrafi.
Shaqiri në minutat e fundit të takimit gjatë një kundërsulmi e detyroi mbrojtësin kundërshtarë Miguel Britos të ndëshkohet me të kuq,
Anësori shqiptar me një lëvizje mashtruese i iku mbrojtësit uruguaian, ndërsa ky për ta ndalur shqiptarin u detyra ta tërheq për fanelle dhe kështu ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve. /Telegrafi/