Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 21-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ku ndeshja kryesore do të zhvillohet në mes Bregallnicës dhe Shkëndijës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Të shtunën do të luhen dy ndeshje Shkupi-Akademija Pandev dhe Rabotniçki-Skopje.
Ditën e diel do të luhen ndeshjet Bregallnica-Shkëndija, Pobeda-Sileks dhe Makedonija GjP-Tikvesh.
Këtë javë lideri i tabelës Struga Trim Lum do të jetë e lirë.
Struga Trim Lum vazhdon të kryeson tabelën me 39 pikë, të ndjekur nga Shkupi me 37 pikë dhe Shkëndija me 31 pikë./Telegrafi/