Telegrafi

Këtë fundjavë, Shkëndija përballet me Makedonija GjP, Struga luan kundër Bregallnicës

Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e xhiros së 30-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Të shtunën në Tetovë Shkëndija do të luajë kundër Makedonija GjP.

 

Të dielën Bregallnica do të luaj si vendas kundër liderit të tabelës, Struga Trim Lum, ndërsa Sileksi do të luajë kundër Shkupit.

Tikveshi do të mirëpret Rabotniçkin, ndërsa Pobeda do të luajë kundër Skopjes.

Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen në orën 16:00.

Tabelën vazhdon ta kryesojë Struga me 56 pikë, ndjekur nga Shkëndija me 51 pikë dhe Shkupi me 49 pikë./Telegrafi/