Rrodhja është bimë të cilën padrejtësisht e kemi gjykuar që është barojë e cila na ngjitet për rroba, duke mos e ditur që është e shërueshme.
Forcat shëruese nuk janë asociacioni i parë kur është fjala për rrodhen, menjëherë na bie ndër mend se sa na nervozon kur na kapet për rroba, transmeton Telegrafi.
Rrodhja vërtet përdoret nga rrënja deri te fletët. Të gjitha pjesët e kësaj bime kanë cilësi shëruese.
Rrënja nxirret në vitin e dytë në pranverë apo në vjeshtë, pra nga kjo bimë dyvjeçare, fletët mblidhen derisa janë të reja, ndërkaq farat kur piqen.
Herën tjetër kur ndodh kështu, kujtohuni për cilësitë e saj shëruese. Mbase rrodhja dëshiron vetëm të na ndihmojë. Ja për çka është e dobishme.
Në disa hulumtime, që ishin bërë te kafshët, bima rrodhe ka treguar efekte të forta kundër lodhjes, e po ashtu edhe kundër disa formave të kancerit.
Është shumë e mirë edhe për mëlçinë, e ushqen atë dhe ndihmon në pastrimin e gjakut. Nxit djersitjen dhe urinimin e shpeshtë, duke ndikuar me këtë rast në pastrimin e organizmit.
Luan rol të rëndësishëm edhe në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Rrënja e saj posedon insulinë që ndikon mirë te personat e prekur nga diabeti.
Vaji i kësaj bime është e rëndësishme edhe për flokët, duke ju dhuruar shkëlqim dhe dukje të shëndetshme.
Nga kjo bimë përdoren rrënjët, gjethet dhe farat. Në kuzhinën japoneze dhe kineze rrënjët e saj përdoren për supë e gjethet për sallatë. Në mjekësinë tradicionale kineze, farat e thara përdoren për shërimin e ftohjes dhe kollës.
Zakonisht rritet pranë rrugës dhe fushave të braktisura. Rrënja e saj në vitin e parë të rritjes është shumë shëruese dhe mund të përdoret edhe në preparate mjekësore. /Telegrafi/