Site icon Telegrafi

Ketamina gjithnjë e më e famshme tek elita

Ketaminën deri para do kohe e kanë përdorur narkomanët, të cilët nuk kanë pasur para për të blerë kokainë, ndërsa së fundmi është bërë shumë i popullarizuar ndërmjet të rinjve të pasur dhe të famshëm.

Llogaritet se në dhjetë vitet e fundit përdorimi i ketaminës është rritur trefish.

Dozat e vogla të ketaminës shkaktojnë gjendje euforike dhe shtojnë energjinë, ndërsa në doza të mëdha mund të shkaktojë probleme seriozë të shëndetit.

Përdoruesit e humbin ndjenjën për realitetin dhe kanë halucinacione, ndërsa nganjëherë mund të bien në një gjendje e cila konsiderohet si gjysmë-vetëdije, me ç’rast ata janë të ndarë nga bota reale, janë të paralizuar dhe nuk mund të flasin.

Exit mobile version