Site icon Telegrafi

“Me këta tre lojtarë do të jemi të frikshëm” – Ten Hag paralajmëron rikthimin e fuqishëm të Man Utd

Manchester United vazhdon të ketë një sezon të çuditshëm me ulje dhe ngritje të formës.

Djajtë e Kuq do të përballen sot me West Ham United në udhëtim, derisa janë gjashtë pikë larg pozitës së katërt, pozitë që është objektivi i klubit.

Lëndimet e shumta kanë penalizuar këtë skuadër dhe për këtë është i vetëdijshëm trajneri Erik Ten Hag.

Lexo po ashtu Erik ten Hag përmend tri gjëra pozitive dhe një negative nga barazimi me Liverpoolin

Numri një i stolit të Djajve të Kuq ka thënë se me rikthimin nga lëndimet të treshes Casemiro, Mason Mount dhe Lisandro Martinez ata do të jenë të frikshëm.

“Jam i lumtur me këtë skuadër që kam, thjesht kemi pasur shumë futbollistë të dëmtuar. Kur të rikthehen Casemiro, Martinez dhe Mount ne do të jemi shumë më të fortë“, thekson Ten Hag.

Lexo po ashtu Manchester United i gatshëm të emërojë ish-trajnerin e Wolves si zëvendësues të Ten Hag

Tutje trajneri holandez ka folur edhe për sulmuesin Rasmus Hojlund i cili ende nuk ka realizuar gol në Ligën Premier.

“Ai ka një mentalitet të fortë dhe aftësi të shkëlqyera finalizuese. Nëse arrin të shënosh në Ligën e Kampionëve, atëherë mund të bësh gola edhe në Ligën Premier”, deklaroi Ten Hag. /Telegrafi/

Exit mobile version