Site icon Telegrafi

Këta janë tifozët që u shpërblyen për sjellje sportive në Euro 2016

Administrata e qytetit të Parisit ka marrë vendim për t’i ndarë një çmim të veçantë tifozëve të Republikës së Irlandës, të cilët janë dëshmuar si më të mirët në Kampionatin Evropian të futbollit në Francë, raporton Anadolu Agency .

Kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo do t’ia dorëzojë sot medaljen “Ushtrisë së gjelbër”, siç njihen tifozët e Republikës së Irlandës për shkak të “sjelljes jashtëzakonisht korrekte dhe atmosferës së mirë”.

Edhe pse u eliminuan në të tetën e finalës kundër Francës, tifozët e Republikës së Irlandës kanë impresionuar opinionin me sjelljen gjatë EURO 2016.

Që nga fillimi i kampionatit tifozët irlandezë vazhdimisht kanë kënaqur opinionin me shfaqjet e tyre origjinale të tilla si këndimet e ninullave për fëmijë në metro, këndimet e lutjeve të murgeshës në tren, brohoritjet e francezit nga ballkoni, këndimi i policisë franceze.

Trajneri Martin O’Neill u dha atyre çmimin, pasi ekipi i tij përfundoi garën në Kampionatin të dielën nga humbja në Lion.

Exit mobile version