Site icon Telegrafi

Këta janë tetë lojtarët që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 te Prishtina

Tashmë është bërë e ditur se tetë lojtarë të Prishtinës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 para ndeshjes me Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës.

Ndeshja që ka pasur të fillojë sot në ora 18:00, tashmë është në dyshim.

Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku, Muharrem Jashari, Diar Miftaraj,  Alban Muqiqi, Eglant Haxho, Leotrim Bekteshi dhe Besnik Krasniqi janë lojtarët që kanë rezultuar pozitiv, shkruan Telegrafi.

Foto: FC Prishtina/Facebook

Prishtina realisht për ketë ndeshje ka gati 14 lojtarë (prej tyre një portier), që sipas rregullave të fundit të UEFA-s, ndeshja mund të zhvillohet.

Tashmë mbetet të shihet se autoritet vendore a do të lejojnë që ndeshja të zhvillohet.

Formacionet e të dy skuadrave vetëm janë futur në sistem, prite një ‘OK’ nga UEFA. /Telegrafi/

Exit mobile version