Sot në orën 20:45 Shqipëria do të përballet me Maqedoninë dhe do të kërkojë të nisë mbarë rrugëtimin e gjatë drejt kualifikueseve të Botërorit ‘Rusi 2018’.
Maqedonia pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues, ndërsa trajneri Igor Angelovski ka grumbulluar pesë lojtarë janë me origjinë shqiptare.
Në sfidën e sotme kundër Shqipërisë do të jenë: Leonard Zhuta, Ezgjan Alioski, Ferhan Hasani, Agim Ibraimi dhe Besart Ibrahimi.
Zhuta luan që ka lindur në Suedi tashmë luan me shumë sukses në Kroaci te Rijeka.
Ezgjan Aliovski i lindur në Prilep tashmë lojtar kyç te Lugano.
Ferhan Hasani është sulmuesi i Shkëndijës dhe kapiten i kësaj skuadre.
Agim Ibraimi që ka bërë karrierë edhe në Serie A te Cagliari, tashmë luan në Azerbajxhan te Astana.
I fundit është sulmuesi Besart Ibrahimi që luan te Shkëndija.
Ende nuk është përcaktuar formacioni zyrtar me të cilin do të dalë në fushë përfaqësuesja e Maqedonisë. /Telegrafi.