Site icon Telegrafi

Lojtarët më të mirë nga faza e grupeve në turneun IEM Cologne CS:GO

(Foto: HLTV)

Në qytetin Koln të Gjermanisë është duke u mbajtur turneu i CS:GO, IEM Cologne, ku ekipet po garojnë për një grup çmimesh prej afro një milion dollarësh.

Tashmë faza e grupeve e këtij turneu ka mbaruar dhe nga 16 ekipe gjithsej, në garë kanë mbetur vetëm gjashtë, të cilat po garojnë për çmimin e vendit të parë prej 400.000 dollarësh.

Në listën e ekipeve të eliminuara bëjnë pjesë edhe disa nga ekipet favorite, siç janë ENCE, G2, Vitality, Heroic dhe Cloud9.

Gjatë fazës së grupeve pati ndeshje mjaft interesante, ku nuk munguan as paraqitjet e mira nga lojtarët e të gjitha ekipeve.

(Foto: HLTV)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë turne deri më tani e ka pasur lojtari më i mirë në botë Aleksandr ‘s1mple’ Kostyliev, me vlerësimin nga HLTV 1.37 në tetë mapa.

Në vendin e dytë është ylli i ekipit Astralis, Benjamin ‘blameF’ Bremer, me vlerësimin nga HLTV 1.32, i cili po tregon paraqitje të mirë në garat e fundit.

Më poshtë e gjeni listën me tetë lojtarët më të mirë gjatë fazës së grupeve në turneun IEM Cologne:

1. s1mple, vlerësimi nga HLTV 1.37 në tetë mapa.
2. blameF, vlerësimi nga HLTV 1.32 në gjashtë mapa.
3. ZywOo, vlerësimi nga HLTV 1.31 në nëntë mapa.
4. EliGE, vlerësimi nga HLTV 1.27 në dhjetë mapa.
5. Ax1Le, vlerësimi nga HLTV 1.18 në gjashtë mapa.
6. sh1ro, vlerësimi nga HLTV 1.18 në gjashtë mapa.
7. huNter-, vlerësimi nga HLTV 1.18 në shtatë mapa.
8. k0nfig, vlerësimi nga HLTV 1.17 në gjashtë mapa.

/Telegrafi/

Exit mobile version