Site icon Telegrafi

Këta janë lojtarët më të mirë deri më tani në PGL Americas RMR CS:GO

Tashmë kanë kaluar dy ditë që nga fillimi i kualifikueseve për ekipet amerikane për në turneun e madh PGL Antwerp Major, e lojtarët më të dalluar janë ata nga ekipet të cilat edhe ishin favorite për të kaluar në fazën tjetër.

Ekipi favorit i këtij turneu kualifikues ishte ekipi brazilian, FURIA, të cilët më herët sot (e martë) e siguruan vendin e tyre për në Major, e nuk mungojnë as statistikat e mira nga lojtarët e ekipit, ku katër nga ta janë pjesë e top-tetë lojtarëve me statistikat më të mira.

Kësaj liste i shtohen edhe tre lojtarë të ekipit amerikan Liquid, edhe pse ende nuk e kanë siguruar një vend për në Majorin e madh të CS:GO, gjithashtu pjesë e kësaj liste është edhe snajperisti i ekipit Evil Geniuses të cilët ende nuk kanë siguruar vendin e tyre për në Major.

Më poshtë jua sjellim listën nga HLTV të tetë lojtarëve më të vlerësuar sipas statistikave të tyre në lojë, gjatë dy ditëve të para të PGL AMERICAS RMR CS:GO:

Lexo po ashtu Furia është ekipi i radhës që kualifikohet për majorin e CS:GO PGL Antwerp Major

1.Keith “NAF” Markovic, ekipi Liquid, vlerësimi 1.63 në tre mapa

2.Josh “oSee” Ohm, ekipi Liquid, vlerësimi 1.51 në tre mapa

3.Yuri “yuurih” Santos, ekipi FURIA, vlerësimi 1.44 në katër mapa

4.Jonathan “EliGE” Jablonowski, ekipi Liquid, vlerësimi 1.43 në tre mapa

5.Andre “drop” Abreu, ekipi FURIA, vlerësimi 1.40 në katër mapa

6.Kaike “KSCERATO” Cerato, ekipi FURIA, vlerësimi 1.38 në katër mapa

7.Rafael “saffee” Costa, ekipi FURIA, vlerësimi 1.38 në katër mapa

8.Tsvetelin “CeRq” Dimitrov, ekipi Evil Geniuses, vlerësimi 1.33 në katër mapa

/Telegrafi/

Exit mobile version