Site icon Telegrafi

Këta janë hapat që duhet ti marrin klubet e licensuara për të luajtur në Evropë

Pas plotësimit të kritereve për licensim të kërkuara nga UEFA klubet kosovare tashmë duhet vazhdojnë me hapa të tjerë.

Bajram Shala, menaxher i komisionit për licensim sqaroi në një intervistë për Klan Kosovën hapat të cilat duhet ti ndërmarin klubet kosovare, përcjellë Gazetasheshi.com.

“Tashmë do të procedohet me procedura të tjera siç janë regjistrimi i klubeve, regjistrimi i lojtarëve dhe disa procedura të tjera. Tashmë zyrtarët e UEFA-së kanë mbajtur takim me drejtuesit e klubeve të licensuara dhe u është sqaruar në lidhje me organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare”, deklaroi Shala.

Trepça ’89, Llapi, Feronikeli dhe Prishtina morën dritën jeshile nga FFK për të luajtur në arenën ndërkombëtare.

Exit mobile version