Telegrafi

Këta janë gjyqtarët dhe personat zyrtarë të ndeshjes Vikingur – Trepça ’89 (Foto)

Trepça ’89 ka udhëtuar në Ishujt Faroe për të zhvilluar duelin historik në Ligën e Kampionëve për herë të parë për një klub kosovar të futbollit.

Delegati i këtij dueli do ët jetë Styrbjorn Oskarsson nga Finlanda.

Vëzhguesi i gjyqtarëve është Pjetur Sigurdsson nga Islanda.

Lexo po ashtu Me këto fanella luan Trepça ndaj Vikingurit

Gjyqtari kryesor është nga Estonia, një nga top performuesit në elitën e Estonisë, Juri Frischer, shkruan Telegrafi.

Ai do të ndihmohet nga Dmitri Vinogradov dhe Aaron Harsing që vijnë po ashtu nga Estonia, kurse gjyqtari i katërt është Kristo Tohver, po ashtu nga Estonia.

Koordinatori i stadiumit vjen nga Serbia, e ai është MIlan Cimburovic.

Mbetet të shihet si do të performojnë personat zyrtar në duelin e parë për një klub kosovar në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/