Telegrafi

Këta janë dhjetë ‘fukarenjtë’ e Ligës Premier (Foto)

Liga Premier është një prej ligave me pagat më të larta të lojtarëve në botë, por mësoni cilët janë futbollistët që paguhen më pak.

Jemi mësuar të shohim që në elitën e futbollit anglez lojtarët të paguhen nga 250 mijë funte në javë, siç është rasti i Wayne Rooneyt te Manchester United.

Më pas është Paul Pogba, i cili pas transferimit te ‘Djajtë e Kuq’, është bërë lojtari më i paguar në Ligë Premier , me 290 mijë funte në javë, transmeton KP.

Mirëpo ka lojtarë që nuk marrin më shumë se 17 mijë dollarë në javë.

Ja cilët janë dhjetë futbollistët me pagat më të ulëta:

Charlie Daniels (Bournemouth) – 17,145 $

Dan Gosling (Bournemouth) – 15,826 $

Adam Smith (Bournemouth) – 15,826 $

Dimitrios Konstantopoulos (Middlesbrough) – 15,661 $

Nathan Ake (Bournemouth) – 13,188 $

Adam Clayton (Middlesbrough) – 13,188 $

Sam Clucas (Hull City) – 9,891 $

Michael Duff (Burnley) – 9,891 $

 Ben Gibson (Middlesbrough)  – 4,748$