Site icon Telegrafi

Kështu vishen nuset anembanë botës (Foto)

Në disa vende të botës, si Indi, Nigeri, apo Kinë, nuset kanë veshjen e tyre tradicionale, që ndryshon shumë nga fustani i bardhë.

Më poshtë do të njiheni me veshjen tradicionale në ngjyrë të kuqe të nuseve indiane, të cilat e shoqërojnë atë edhe me tatuazhe në duart e tyre.

Do të njiheni edhe me veshjen e një nuseje nga Nigeria, dasma e të cilës zgjat tre ditë, dhe nusja ndërrohet të paktën tre herë. Për më tepër shihni fotot.

1. Nusja në Ganë vishet me një pëlhurë me ngjyra të ndezura dhe forma gjeometrike.

2. Nusja në Indi vishet me një fustan në ngjyrë të kuqe dhe mban tatuazhe në duar ditën e dasmës.

3. Nusja në Indonezi mban një stoli të artë në kokë.

4. Nusja në Kinë duhet të vishet me ngjyrë të kuqe, që simbolizon prosperitetin dhe dashurinë.

5. Nusja në Mongoli stoliset me perla, dhe një natë para dasmës dhëndri shkon në shtëpinë e nuses për t’i bërë dhuratë babait të saj.

6. Nusja nga Nigeria ndërrohet të paktën tre herë. Dasma e saj zgjat tre ditë.

7. Nusja në Norvegji mban kurorë, por kjo traditë vështirë se ruhet ende në këtë shtet.

8. Nusja në Eritrea vesh fustanin tradicional me vello të bardhë.

9. Nusja në Tibet vishet me rroba mëndafshi të dhuruara nga dhëndri dhe familja e tij.


 

Exit mobile version