Site icon Telegrafi

Kështu reaguan mediat serbe ndaj vendimit të FIFA-s

Mediat dhe opinioni në Serbi, nuk e kanë pritur aspak mirë lajmin për pranimin e Kosovës në FIFA.

Sipas B92, lajmi për pranimin e Kosovës në FIFA ishte i pritshëm, duke marrë parasysh faktin se disa ditë më parë ishte pranuar edhe në shtëpinë e futbollit evropian UEFA, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq e përditshmja serbe Blic, e quan skandaloz lajmin për pranimin e Kosovës, duke e cilësuar si veprim të ngutshëm nga ana e zyrtarëve të FIFA-s. /Telegrafi/

 

Exit mobile version