Telegrafi

Kështu reagoi Ibra kur u pyet për Manchester Unitedin (Video)

Ish-sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic, tashmë ka bërë të ditur se ka vendosur se ku do të luaj sezonin e ardhshëm.

Kur gazetarët e pyesin nëse do të veshë fanellën e Manchester United, suedezi 34-vjeçar ka marrë disa sekonda para se të mendohet mirë për të mos nxjerrë ndonjë fjalë para mendjes.

Mediat britanike raportojnë se akordi mes Ibrës dhe United është arritur por zyrtarizimin do ta bëjë vetë lojtari pas fundit të Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’.

Ibra nuk do t’i kushtojë asgjë United, pasi që është pa kontratë. /Telegrafi/

Reagimi i Ibrahimovicit kur u pyet për Manchester United

Posted by Telegrafi Sport on Donnerstag, 26. Mai 2016