David Moyes mund të kishte suksese të njëpasnjëshme te Manchester United, por vetëm nëse do t’i realizonte shënjestrat e tij.
Trajnerit nuk i ishte ofruar një fond i madh i transferimeve nga Djajtë e Kuq, mirëpo kishte arritur së paku t’i transferonte disa lojtarë.
Mund të thuhet se Moyes ia kishte dalë të transferonte vetëm Marouane Fellainin nga Evertoni, derisa Juan Matan e kishte transferuar bordi i klubit nga Chelsea edhe pse cilësohet si një transferim i qëlluar.
Por, trajneri aktual i West Hamit, që drejtonte Unitedin, kishte kërkuar disa lojtarë si, Gareth Bale, Cesc Fabregas, Leighton Baines, Toni Kroos dhe Cristiano Ronaldo.
Andaj, me disa lojtarë që kishte në skuadër dhe me këto transferime, mund të kishte suksese në garat evropiane.
Formacioni i mundshëm i Moyesit te United, po t’i realizonte transferimet: De Gea, Baines, Vidic, Phil Jones, Rafael, Fabregas, Fellaini, Kroos, Mata, Mata, Bale, Van Perise, Ronaldo. /Telegrafi/