Telegrafi

Kështu festuan tifozët e Leicesterit pasi zyrtarisht ishin kampion (Video)

Leicester City është shpallur kampion i Anglisë dy xhiro pa mbaruar kampionati.

Skuadra e Claudio Ranierit tashmë ka 77 pikë, shtatë më shumë se Tootenham që luajti baras me Chelsean.

Tifozët e kësaj skuadre që ishin bërë hit me bastet e tyre për titull dhe deri te çmenduritë për ta përcjell ekipin në çdo ndeshje, festuan si të çmendur pas mbylljes së ndeshjes Chelsea – Tottenaham (2-2).

Claudio Ranierit dhe djelmoshave të tij iu kërkuar mbijetesa në fillim të kampionatit, por loja e mirë ekipore dhe taktikat fantastike të italianit bënë që dhelprat të kthehen në pretendent për titull.

Ky është titulli i parë në histori të klubit të Leicester Cityt dhe tifozët kanë të drejtë për këtë festë të madhe. /Telegrafi/

Kështu festuan tifozët e Leicesterit pasi zyrtarisht ishin kampion

Posted by Telegrafi Sport on 2016-05-02