Site icon Telegrafi

Kështu duket Parisi pak orë para fillimit të Euro 2016 (Video/Foto)

Atmosfera në Paris është jashtëzakonisht e mirë para fillimit të Euro 2016.

Tashmë autoritetet franceze kanë realizuar edhe vendin special për fansat ku do të shikojnë ndeshjen e parë të Grupit A të Euro 2016, mes Francës dhe Rumanisë.

Rreth 300 mijë persona priten nën kullën e Eifelit dhe sheshet tjera të njohura, aty ku është ndërtuar vendi për ekranët gjigantë dhe grumbullimet e tifozëve francezë në përkrahje të kombëtares së tyre, shkruan Telegrafi.

Autoritetet e sigurisë po ashtu mësohet të kenë bërë përgatitjet e duhura, pas sulmeve terroriste jo shumë kohë më parë të ndodhura në Paris.

E sigurt është që sonte do të jetë festë e madhe e futbollit.

Ndërkaq nesër ndeshja e dytë e Euro 2016 do të jetë shqiptare mes Zvicrës së përforcuar me gjashtë shqiptarë dhe kombëtares së Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version