Old Trafford është gati për duelin e madh mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt
Dueli mes dy klubeve nga i njëjti qytet do të arrijë pikën më të madhe të rivalitetit dhe interesimit, më shumë për shkak të protagonistëve të përfshirë.
Jose Mourinho dhe Pep Guardiola do të jenë përballë njëri-tjetrit duke qenë një “deja vu” elektrizues që na kthen prapa në vite në super përballjet e tyre në La Liga.
Sidoqoftë, tash është krejt tokë tjetër, atmosferë e kampionat tjetër, pro me mentalitetin e njëjtë – vetëm fitorja vlen, shkruan Telegrafi.
Manchester United në imazhet e publikuara pak minuta më parë ka konfirmuar se edhe fusha është në gjendje optimale për zhvillimin e duelit të madh në kuadër të javës së katërt të kampionatit anglez.
Teatri i ëndrrave, vërtet një tempull futbolli unik!