Site icon Telegrafi

Kështu duken shtëpitë e zakonshme nëpër vende të ndryshme të botës

Shpeshherë shohim shtëpi të mahnitshme dhe interierë fantastikë nëpër filma apo nëpër revista të ndryshme , gjë që na bën ta admirojmë dizajnin dhe kryeveprat arkitekturale.

Falë medias masive, ne ia kemi haberin se si dukeni vendstrehimet e njerëzve nëpër vende të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, kur i shohim se si duken ato në të vërtetë, ne do të befasohemi se çfarë ndryshimi ka realiteti me atë që e shohim në ekran.

Japoni

Tokio është ndër qytetet më të shtrenjta dhe më të populluara në botë. Kjo është arsyeja se përse vetëm personat e pasur mund t’i përballojnë çmimet e larta për të blerë një shtëpi me shumë hapësirë, përderisa shumica e japonezëve jetojnë në apartamente të vogla.

Dhoma e vetme në apartament përdoret si dhomë e fjetjes, dhomë e ndejës etj. Në kënd mund ta shihni frigoriferin dhe e vetmja mënyrë për të dalë në ballkon është të ngjiteni përmbi shtrat.

Spanjë

Shumica e apartamenteve spanjolle kanë mure të bardha dhe dysheme nga guri. Këto elemente të interierit i ndihmojnë njerëzve t’i mbijetojnë muajt e nxehtë të verës. Sidoqoftë, përderisa nuk është e zakonshme që një shtëpi spanjolle të jetë e pajisur me nxehje qendrore, apartamenti mund të jetë shumë i ftohët në dimër.

Suedi

Ndër karakteristikat më të dallueshme të suedezëve është përdorimi i mençur i hapësirës së bodrumit. Njerëzit zakonisht i përdorin ato për t’i lënë biçikletat, për të krijuar një dhomë të pastrimit të rrobave, apo edhe ta transformojnë atë në palestër.

Australi

Australianët janë të njohur si popull që jetojnë në shtëpitë e tyre, por një numër në rritje i banorëve (rreth 30 për qind e popullatës) kanë vendosur të jetojnë në blloqe të apartamenteve.

Sidoqoftë, shumica e australianëve jetojnë në shtëpi të mëdha me tri dhoma të fjetjes. Madhësia mesatare e një shtëpie në këtë shtet është rreth 80 – 120 metra katrorë. Përveç dhomave të fjetjes, shtëpitë e australianëve përmbajnë edhe një dhomë të ndejës, kuzhinë, tualet, garazh etj. /Telegrafi./

Exit mobile version