Telegrafi

Kështu dukej grupi më dramatik ndonjëherë në Kupën e Botës, të gjitha skuadrat kishin të njëjtat pikë

Argjentina dhe Polonia, pas një përfundimi dramatik në grupin C, u kualifikuan në 1/8 e Botërorit të Katarit dhe pasi në fund edhe kartonët e verdhë mund të kishin vendosur mes polakëve dhe Meksikës.

Mediat e shumta kujtuan Kampionatin Botëror në vitin 1994, pasi një grup ishte mbyllur me rezultatin më dramatik që është parë ndonjëherë.

Ishte në Botërorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Grupin E, ku garonin Meksika, Irlanda, Italia dhe Norvegjia.

Në fund, të gjitha skuadrat kishin të njëjtin numër pikësh (4), pra të gjitha skuadrat e përfunduan fazën e grupeve me një fitore, një barazim dhe një humbje.

Si vend i parë, Meksika ka avancuar me gol diferencë (3-3), pra me më së shumti gola të shënuara.

Irlanda dhe Italia ishin në pozitën e dytë dhe të tretë me një goladallim (2-2), por Irlanda ishte përpara italianëve sepse fituan ndaj tyre 1-0.

Norvegjia përfundoi në vendin e fundit me vetëm një gol të shënuar në fitoren 1-0 ndaj Meksikës, ndërsa dueli kundër Irlandës përfundoi pa gola.

Në fund, vend në fazën tjetër siguroi edhe Italia, pasi në formatin e kohës vazhduan dy kombëtaret e para, si dhe katër skuadrat më të mira të vendeve të treta, duke qenë se ishte një turne që u luajt në gjashtë grupe. /Telegrafi/