Site icon Telegrafi

Këshillat e Helen Mirren për një jetë më të lumtur

Helen Mirren ka dhuruar pesë këshilla për një jetë më të lumtur, ndërsa këshilla e parë mbetet të mos martoheni shumë të rinj.

Këshilla e saj e dytë është t’i trajtoni njerëzit si njerëz, pra me respekt dhe zemërgjerësi. Kësaj këshille ajo ia ka shtuar edhe faktin se, pavarësisht çfarë gjinie jeni, ju duhet të jeni feminist.

Këshilla e tretë është të injoroni çdo njeri që ju gjykon në bazë të mënyrës së dukeni.

Perla e katërt e mençurisë së Mirrenit është “të mos frikësoheni nga frika”. Ajo shpjegon se në momentet kur ju kaplon frika, ju duhet të keni kujdes të shtuar dhe ta shikoni frikën drejt në sy.

Sa i përket këshillës së katërt apo rregullit final, ajo thotë se asnjëherë nuk është mirë t’i komplikoni së tepërti gjërat. /Telegrafi/

Exit mobile version