Para agimit, “Before Sunrise"
Merre rrezikun romantik. Nuk do të jetë i këndshëm çdo njeri, i cili do të dëshirojë të udhëtojë me ju me autobusë nëpër qytet, mirëpo nëse nuk do ta provoni, nuk do të dini se çka keni lënë pa e përjetuar.
(500) ditë dashuri, “(500) Days of Summer”
Refuzimi gjithmonë është i vrazhdë, aq më parë kur të gjitha shpresat tuaja i keni përqendruar tek i njëjti person. Mos lejoni që dështimi juaj dashuror t’ju shkatërrojë, ngrihuni dhe shikoni përpara në kërkim të ndonjë dashurie më të mirë.
Kur Harry ka takuar Sallyn, "When Harry Met Sally"
Bandilli me të cilin do të krijoni lidhje dashurie, mund t’ju jetë shumë pranë gjatë tërë kohës. Andaj, mendoni mirë para se ta fshini nga lista e miqve të vjetër, personin i cili gjithmonë ka qenë aty afër jush.
Kërcim dashurie, “Dirty Dancing”
Familja juaj dhe miqtë gjithmonë do t’ju këshillojnë se cili bandill është i mirë për ju. Mirëpo, nëse jeni mjaft e sigurt në vetvete dhe në dashurinë e përbashkët, ia vlen t’i luftoni të gjitha pengesat për lumturinë që ju pret.
Blloku i shënimeve, "The Notebook"
Nëse keni vendosur të filloni jetën e përbashkët me dikë, pranojeni pa hezitim dhe tërë jetën jetojeni bashkë deri sa të jeni gjallë.
Ditari i Bridget Jones, "Bridget Jones’s Diary"
Historia e Bridget Jones është e njëjtë si e të gjithë atyre të cilët nuk janë të lidhur. E ngathët dhe e pakënaqur me veten, Bridget Jones këndon “All by myself” nga Céline Dion, ndërkohë që pi verë në shtëpinë e saj. Mendon se nuk do ta gjejë kurrë dashurinë e vërtetë, sepse atë nuk mund ta pëlqejë askush. Deri në ditën që ajo takon të bukurin Darcy…
“Dashuri e vërtetë” nga Richard Curtis demonstron me një goditje të vetme që mund të gjendet dashuria pas një humbjeje, pas 10 vjetësh ose me dikë që flet një gjuhë të ndryshme nga e jona. Dashuria me shikim të parë ekziston me të vërtetë!
Filmi i parë, më i shkëlqyer i dashurisë, provon që pavarësisht pengesave, dashuria është më e forta se të gjitha. Filmi është bazuar në një histori të vërtetë.