Qe se si do të lini përshtypje të mirë te familja e të dashurit, kjo ka shumë rëndësi apo jo?
Larg duart
Nëse mbështeteni në të dashurin tuaj dhe i mbani duart rreth qafës së tij nuk do t’ju ndihmojë që nëna e tij të jetë në anën tuaj, transmeton Telegrafi.
Debatet politike
Sado që të keni qenë të angazhuara dhe të sigurta në veten tuaj, kini parasysh që takimi me familjen e tij megjithatë nuk është debat televiziv.
Një gotë është e mjaftueshme
Nëse motra e tij çon gota me raki njëra pas tjetrës, juve nuk ju jep të drejtë që të deheni.
Bëhuni e lumtur, jo e dehur tapë
Bëri për vete me sharmë. Mbase të dashurin tuaj e keni bërë për vete me sjellje si “mbretëreshë e akullt”, mirëpo prindërit me siguri më lehtë do t’i bindësh me sjellje të mirë dhe me simpati.
Harroni celularin
Nëse nuk jeni mjeke, mbase megjithatë celularin lëreni në çantë që gjatë darkës dhe gjatë bisedës që të mos shpërqendroheni. /Telegrafi/