Telegrafi

Këshilla se si të zgjatet lidhja e dashurisë

Lidhjet dashurore nuk janë gjithmonë të lumtura. Të gjithë e dimë që ato shpeshëherë kanë uljet dhe ngritjet e tyre dhe që nuk është gjithmonë e lehtë.

Mirëpo mund të lehtësohet nëse ndiqen disa këshilla.

Një faqe interneti e quajtur Power Positivity, është duke i realizuar disa ilustrime për të treguar që lidhjet e lumtura qëndrojnë tek detajet e kjo sidomos nëse je në lidhje për një kohë të gjatë.

Si për shembull, të tregohet vlerësim dhe falënderim për gjërat e vogla dhe mbështetje për njëri – tjetrin pavarësisht se çfarë ndodhë.

Në ilustrimet e fundit të quajtura “Si ta bëni një lidhje të zgjatë 25 e më shumë vjet?” ata i kanë përshkruar dashurinë.

Të jeni me njëri – tjetrin çdo ditë

Tregoni vlerësim dhe mirënjohje për gjërat e vogla

Gjithmonë mbështetni njëri – tjetrin pavarësisht çfarë ndodhë

Flisni sinqerisht për problemet e juaja

Besoni tek partneri

Kurrë mos shkoni në shtrat të inatosur me njëri –tjetrin

Qeshni së bashku

Inkurajoni njëri – tjetrin

Mos gjyko

Provoni gjëra të reja së bashku

Bëni kompromis

Harro dhe fal

Surprizojeni me një shënim

Bëjeni çdo darkë romantike Trego respekt