Site icon Telegrafi

Këshilla për xhentëlmenët: Nëse e dashura juaj i ka këto karakteristika, bëni çmos për të mos u ndarë nga ajo!

Personat të cilët janë në lidhje afatgjate një ditë do të vijnë në një fazë ku do t’iu duhet ta pyesin veten: A është vërtetë ky personi me të cilin dua ta kaloj tërë jetën? A është e dashura ime aktuale shpirti im binjak?

Shkencëtarët e tërë botës janë duke i studiuar çështjet e komplikuara sa i përket lidhjeve dhe dashurisë, si dhe kanë shpenzuar mijëra orë duke u përpjekur të zbulojnë se si përshtaten dy njerëz dhe çfarë karakteristika i ka një lidhje e gjatë dhe e suksesshme, transmeton Telegrafi.

Më poshtë e keni një listë me rezultatet më të rëndësishme dhe më interesante nga këto studime.

Nëse e dashura juaj i ka këto karakteristika, dijeni se e keni gjetur të duhurën!

Është më e mençur se ju

Kur kërkoni partner për ta kaluar jetën me të, sigurohuni se ajo është e mençur. Aq më mirë kur ajo është edhe më e mençur se ti. Shkenca pajtohet me këtë fakt.

Lawrence Whalley, profesor në Universitetin e Aberdeenit ka studiuar demencën për një kohë të gjatë dhe ka zbuluar se një grua inteligjente mund t’ju mbrojë nga demenca në vitet e mëvonshme të jetës.

Këshilla e tij është kjo: “Gjëja të cilën asnjë djali nuk ia thonë nëse dëshiron të jetojë gjatë, është të martohet me një grua inteligjente.”

Ideja prapa këtij konstatimi është se partnerja e mençur tërë kohën jua sfidon inteligjencën dhe jua mban mendjen e mprehtë.

Është e sinqertë

Çdo njeri bën gabime dhe merr vendime të këqija ndonjëherë. Kjo e bën më të rëndësishme faktin se duhet ta keni pranë një person që ju ndihmon ta merrni veten në kohëra të vështira dhe t’ju tregojë kur e keni gabim. Studimet tregojnë se meshkujt duan ta kenë një partnere të sinqertë afër tyre kur kërkojnë lidhje afatgjate.

Nëse e keni një të dashur të tillë, asnjëherë mos hiqni dorë nga ajo!

Është pozitive

A është e dashura juaj person i cili gjithmonë e sheh gotën si gjysmë të mbushur? Siç duket e keni gjetur gruan e ëndrrave!

Mendojeni mirë: njerëzit negativë janë toksik dhe jua shkatërrojnë shëndetin në periudhë afatgjate, transmeton Telegrafi.

Është zemërmirë

Të pasurit një person që shndrit në publik dhe shumë shpejt e bën veten të dëgjueshme në një grup njerëzish, sigurisht se jua lehtëson jeten juve.

Një studim nga Universiteti i Westministerit sugjeron se njerëzit zemër mirë dhe që ndajnë informacione personale shihen si tejet joshës.

I mbështetë ëndrrat tuaja dhe i ndjekë të sajat

Për një kohë të gjatë shkencëtarët janë munduar të dëshmojnë se meshkujt preferojnë të martohen me ‘gra më të dobëta’.

Në librin e saj, Christine C. Whelan e zbërthen këtë mit dhe dëshmon me statistika se femrat e suksesshme dhe të edukuara mirë nuk përfundojnë pa martesë.

Dhe mbani mend avantazhet e të pasurit një grua të suksesshme: ajo gjithmonë është afër jush, ju motivon dhe nuk varet nga ju!

Së bashku përjetoni aventura!

A e keni gjetur një grua e cila nuk zemërohet me ju nëse keni qenë tërë natën në diskotekë? Në shumicën e rasteve kjo ka ndodhë për shkak se ajo ka qenë duke festuar me ju? Atëherë bëni çmos për të mos u ndarë nga ajo!

Kjo për shkak se çiftet që bëjnë aventura bashkë, përfundojnë bashkë të lumtur. /Telegrafi/

Exit mobile version