Të fillojmë me tregimin se çfarë e ka bërë aq dominues? Shumica besojnë – gjatësia e tij
Kur flet legjenda Arnold Arnold Schwarzenegger, për ushtrimet, atëherë të gjithë e dëgjojnë, transmeton Telegrafi.
Ai është i vetmi i cili është më i gjatë se 183 centimetra, gjë që është larg mbi gjatësinë e Lee Haney, kampionit të ri të sotëm i cili është i gjatë vetëm 156 cm.
Nëse jeni diç më i gjatë se mesatarja, shikoni, se si do të bëheni më efikas në palestër.
Ngritja e vdekur e masës
Nëse i keni këmbët të shkurtra dhe duart të gjata, ju jeni talent natyral për ushtrime të ngritjes së vdekur. Kur me kalimin e kohës të shtoni peshë të dukshme, do të jeni në rrugë të mirë që të shtoni masën.
Bëni 3 seri me nga 5 përsëritje, plus pauza. Pas çdo serie, zgjateni kohën e pushimit.
Mos harroni presingun
Nuk ka gjë më mirë se amplituda të plota të lëvizjeve. Mirëpo, presingu mund të jetë i vështirë për ushtruesit shtatlartë, sepse trupi do t’u jetë në pozitë jo të volitshme, ndërkaq presioni do të jetë në supe. Zgjidhja: përshtatuni peshës.
Nëse dëshironi të ngrini pesha të mëdha, zgjidhni ushtrime të tjera, siç janë ato të cilat bëhen me ndihmën e litarit me tela apo zinxhirëve.
Shmangni ‘bench press’ në nivelin e bankës
Nëse keni duar të gjata, shmangni këtë ushtrim, sepse do të lodhë supet tuaja. Zëvendësojeni me pesha të lira apo kaloni në bench në bankë të pjerrtë.
Ushtrimet e këmbëve – patjetër duhet t’i doni
Këmbët tuaja të gjata nuk janë mallkim, por mund t’i përdorni në favorin tuaj. Ato atribute janë të shkëlqyeshme për ushtrime të ekstensionit të këmbëve (lozha e parë), gjë që do të shtojë aktivitetin e muskujve, si edhe rezultati i përgjithshëm.
Përkuljet në vend të lat makinë
Ushtruesve shtatlartë u është vështirë i realizueshëm vëllimi i plotë i lëvizjeve në makinën lat. Prandaj përkuljet janë të përsosura për shtimin e masës dhe forcës së shpinës suaj.
Për meshkujt shtatlartë nuk ekziston gjë më mirë nëse dëshironi të shtoni masën e bicepsit dhe të nënllërës. Filloni me 20 përkulje (nëse mundeni) deri te 80 sosh dhe përmbajuni kësaj rutine së paku katër javë. /Telegrafi/