Njihni rrezikun tuaj para se të vendosni të agjëroni
Dr. Rreze Serhati Morina
Endokrinologe
tel. 049667722
Sikurse shkruan në Kuran, ka grupe të njerëzve për të cilët nuk është bërë obligim agjërimi, për shkak të shëndetit të tyre.
Rekomandohet që të vizitoni doktorin tuaj 6-8 javë para se Ramazani të fillojë, për të diskutuar se si do të ndikoj agjërimi në shëndetin tuaj.
Mateni rregullisht sheqerin në gjak
Matja e sheqerit dhe marrja e insulinës nuk e prish agjërimin tuaj dhe janë shumë të rëndësishme. Është mënyra e duhur për të monitoruar diabetin tuaj.
Ndryshimi i shprehisë së të ushqyerit gjatë Ramazanit mund të ndikoj në nivelin e sheqerit në gjakun tuaj për këtë arsye është e rëndësishme matja e rregullt e sheqerit në gjak.
Njerëzit me rrezik të lartë duhet të masin sheqerin në gjak 3-4 herë në ditë. Njerëzit me rrezik të moderuar apo të ulë duhet të masin sheqerin në gjak 1-2 herë në ditë.
Rregullimi i marrjes së barnave gjatë agjërimit
Bisedoni me mjekun tuaj për mënyrën e marrjes së terapisë gjatë Ramazanit.
Është e rëndësishme të dini që matja e sheqerit në gjak dhe marrja e insulinës nuk e prish agjërimin tuaj!
Kur të ndërpritet agjërimi?
Personat me diabet duhet të ndërpresin agjërimin nëse:
▪ Niveli i sheqerit në gjak është nën 3.9 mmol/l
▪ Niveli i glukozës në gjak është mbi 16.6mmol/l.
▪ Simptomat e hipoglikemisë, hiperglikemisë, dehidrimit apo sëmundjeve akute.
Aktiviteti fizik gjatë Ramazanit
Preferohen ushtrime të rregullta, të lehta deri në të moderuara. Ushtrime të renda nuk rekomandohen gjatë agjërimit sepse rrisin rrezikun për rënie te sheqerit në gjak dhe për dehidrim.
Personat që praktikojnë faljen e Teravisë duhet të konsiderojnë atë si aktivitet fizik.
Kur muaji i Ramazanit të përfundojë
Mënjanoni ngrënien e tepërt (sidomos të ëmbëlsirave), mund të shkaktojë rritje të nivelit të sheqerit në gjak.
Vizitoni mjekun tuaj për të riorganizuar marrjen e barnave si i keni marrë para Ramazanit.
Këshilla për ushqim te personat me diabet gjatë agjërimit
Ndani kaloritë në mes iftarit dhe syfyrit, nëse është e nevojshme edhe në 1-2 messhujta.
Konsumoni fruta, perime dhe sallata.
Minimalisht të përdoren ushqimet me nivel të lartë yndyrave të saturuara.
Përdorni sasi të vogël të vajit gjatë përgatitjes së ushqimit (p.sh. ullirit).
Pini sa më shumë ujë dhe lëngje pa sheqer që të jeni të hidratuuar. Largoni pijet me kafeine, me sheqer dhe desertët me sheqer.
Përdorni ushqimet me nivel të ulët glikemik, ushqime me shumë fibra. /Telegrafi/