Ish- pjesëtari i Navy SEAL, Clint Emerson, njëkohësisht autor i librit “100 Deadly Skills: The SEAL Operative’s Guide to Eluding Pursuers, Evading Capture, and Surviving Any Dangerous Situation”, shpjegon se përse është e shëndetshme për ju ta përfundoni dushin me ujë të ftohët.
Sipas tij, uji i ftohët, pa dyshim fare, ju zgjon nga gjumi dhe ju ndihmon të qëndroni të tillë, transmeton Telegrafi.
Por, dushi i ftohët gjithashtu ka më shumë përfitime shëndetësore sesa thuajse çdo gjë tjetër.
Në stërvitjet ushtarake, ushtarët shpenzojnë shumë kohë në ujë të ftohët dhe faktikisht shkenca e mbështet këtë “çmenduri”.
Arsyeja e parë është se edhe të gjithë atletët profesionistë e praktikojnë këtë gjithmonë pas stërvitjeve në mënyrë që ta shpejtojnë kohën e rikuperimit.
Dushi i ftohët e “shtrëngon” tërë trupin, duke e shtrydhur të gjithë acidin laktik në mënyrë që ju të ndiheni mirë ditën tjetër dhe të jeni të gatshëm për ushtrime prapë.
Uji i ftohët është terapi. Ndonëse disa mund ta shohin si “torturë”, faktikisht është terapi e cila ju mban të shëndetshëm, jua ulë inflamacionin dhe i mban të shëndetshëm nyejt, etj. /Telegrafi/