Nëse ndonjëherë keni qenë të pasigurt për zgjedhjen e gardërobës, atëherë nuk jeni i vetmi mashkull.
Ndonjëherë është e vështirë ta krijoni një stil personal dhe zgjedhja e rrobave të duhura mund të mos jetë gjithmonë e lehtë, transmeton Telegrafi.
Zonjat e forumit ‘Reddit’ kanë filluar të tregojnë se çfarë rroba i bëjnë meshkujt të duken më seksi.
Rrobat duhet të jenë të madhësisë së duhur
Është e rëndësishme që rrobat të jenë të madhësisë së duhur, as më të vogla, e as më të mëdha.
Mos i lëshoni poshtë pantallonat
Vini rrip! Dhe nëse jeni duke vënë rrip të zi, kombinojeni atë me këpucë të zeza – e njëjta aplikohet edhe për ngjyrën kafe.
Përveç nëse jeni duke veshur shortse atletike, gjithmonë duhet të vini rrip.
Maica të jetë e zezë
Një ndër këto zonja ka treguar se çmendet pas meshkujve të cilët veshin maica me ngjyrë të zezë, por të madhësisë së duhur!
Këpucët dhe aksesorët janë po aq të rëndësishëm sa pjesa tjetër e gardërobës tuaj
Është shumë e thjeshtë: Pantallona të madhësisë së duhur, këmishë të futur mirë nën pantallona, mëngët e këmishës të përvjela dhe një orë të mirë! /Telegrafi/