Fizikani i mirënjohur Albert Ajnshtajn, i cili ia kishte prezantuar Teorinë e Relativitetit njerëzimit, jo vetëm që e kishte revolucionarizuar botën e fizikës, por edhe i kishte pasuruar dhe inspiruar jetët e shumë njerëzve.
Relativiteti, sipas tij, është “Kur një mashkull ulet pranë një vajze të lezetshme për një orë, por i duket që qëndroi me të për vetëm një minutë. Por, lëreni të qëndroj në një furrë të nxehtë për një minutë, dhe do t’i duket ora më e gjatë në jetën e tij.”
Sikurse që e shpjegon relativitetin me fjalët më të thjeshta, njëjtë edhe i shpjegon shumë mësime jetësore. Mençuria e tij është e papërshkrueshme, pasi që ai mbetet gjeniu i fizikës dhe jetës, transmeton Telegrafi.
Vendosni
“Gjithmonë bëni çfarë është e drejt, pasi që kjo do t’i kënaqë disa, ndërsa të tjerët do t’i mahnitë!”
Shikoni gjërat më ndryshe
“Asnjëherë nuk e kam bërë ndonjë nga zbulimet e mia përmes procesit të mendimit racional.”
Jetoni të tashmen
“Asnjëherë nuk mendoj për të ardhmen… E ardhmja vjen mjaft shpejt…”
Bëhuni imagjinar
“Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është njohuria, por imagjinata!”
Bëhuni praktik
“Jeta është sikur të ngasësh biçikletën. Për të mbajtur balancimin, gjithmonë duhet të jeni në lëvizje…”
Bëhuni njeri i vlerave morale dhe etikës
“Përpiquni të mos bëheni njeri i suksesit, por njeri i vlerës!”
Edukojeni dhe fuqizojeni vetveten
“Edukimi është ai që mbetet, pasi që një njeri të ketë harruar atë se çfarë ka mësuar në shkollë.”
Vëni gjërat në pyetje
“Mësoni nga e djeshmja, jetoni për të sotmen, shpresoni për të nesërmen. Mirëpo, gjëja më e rëndësishme është që asnjëherë të mos ndaleni duke vënë në pyetje gjithçka!”
Mbani gjërat thjeshtë
“Nëse nuk mund t’i shpjegoni diçka një djaloshi gjashtë vjeçar, atëherë as vet nuk e kuptoni mirë.”
Vriteni monotoninë
“Definicioni i çmendurisë është të bëni diçka të njëjtë çdo ditë dhe të pritni rezultate të ndryshme.” /Telegrafi/