Site icon Telegrafi

Këshilla e çmuar e Paolo Coelho: Ne mund ta ngufatim psherëtimën e një fëmije në shpirtin tonë, por nuk mund ta heshtim zërin e tij!

Foto: Profimedia

 Shkrimtari më me ndikim bashkëkohor na këshillon të dëgjojmë zërin e fëmijës sonë të brendshëm.

Të gjithë ne rritemi, mirëpo në vete kemi një fëmijë të vogël. Fëmijën në shpirtin të cilin duhet kuruar. Pra, gabimi më i madh i disa njerëzve është përpjekja që të mbysin fëmijën e brendshëm. Patjetër duhet ta dëgjojmë fëmijën çfarë kemi qenë dikur dhe i cili ende jeton në ne.

Ky fëmijë i kupton momentet e magjishme. Mundemi ta ngufasin psherëtimën e tij, por nuk mundemi ta heshtim zërin e tij. Nëse nuk lindim sërish, nëse jetën nuk e shohim më me pafajësi dhe entuziazëm nga fëmijëria, atëherë më nuk ka kuptim të jetohet. T’i lejojmë fëmijës në brendinë tonë që t’i marrë pak frerët e ekzistencës sonë.

Foto: Shutterstock

Ky fëmijë thotë që një ditë dallohet nga tjetra. Të mësojmë që fëmija sërish të ndihet i dashur. Ta kënaqim këtë fëmijë – madje edhe nëse kjo do të thotë të veprohet në mënyrën në të cilën nuk jemi mësuar, madje edhe nëse para të tjerëve kjo duket një budallallëk. Mbani në mend që mençuria e njerëzve është marrëzi para Zotit.

Nëse dëgjojmë fëmijën të cilin e bartin në shpirt, sytë do të na shkëlqejnë edhe një herë. Nëse nuk humbim kontaktin me këtë fëmijë, ne nuk do të humbasim kontaktin me jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version