Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis u takua me agjentin e Victor Osimhen dhe vendosi çmimin mbi 150 milionë euro, të cilin aktualisht asnjë klub nuk i është afruar.
Presidenti i klubit italian kishte thënë gjatë prezantimit të trajnerit të ri Rudi Garcia se kishte një marrëveshje verbale me lojtarin për t’ia zgjatur kontratën edhe për dy vjet.
Në të njëjtën konferencë për shtyp, ai shtoi gjithashtu se nëse një ofertë vjen shumë e madhe, atëherë klubi dhe reprezenutesi i Nigerisë do të duhet ta vlerësojnë atë.
Sot (e premte), De Laurentiis u takua me agjentin Roberto Calenda dhe Sky Sport Italia raporton se ata vendosën çmimin e kërkuar në mbi 150 milionë euro, kështu që asgjë më poshtë se nuk do të merret parasysh.
Edhe pse ka pasur interes nga Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Chelsea, shifrat besohet të jenë më afër 100 milionë euro.
Është edhe çështja e kontratës, pasi nëse Osimhen rinovon, atëherë ai kërkon një rrogë që pasqyron vlerën që i është dhënë në merkato dhe deri më tani De Laurentiis nuk e ka arritur ende atë pikë.
Vetë lojtari u rikthye në Lagos këtë javë dhe u prit si një hero nga tifozët atje.
24-vjeçari fitoi titullin e parë të Napolit në Serie A në 33 vjet dhe u bë Capocannoniere i kompeticionit me 26 gola në 32 ndeshje të ligës. /Telegrafi/