Ron Raqi po spikat me shpejtësinë dhe aftësinë e tij për të dominuar në situata një kundër një, duke sjellë agresivitetin dhe sigurinë në lojë.
Ai është një nga qendërmbrojtësit më të talentuar të rinj, të paktën kështu është vlerësuar nga disa klube në Evropë.
Para se t’i bashkohej Prishtinës, Raqi ishte shumë afër të transferohej në Kroaci.
Ky fakt tregon qartësisht potencialin dhe cilësitë e tij si një qendërmbrojtës me këmbë të majtë, lojtarë që kërkohen shumë në futbollin modern.
Roni nuk është thjesht një lojtar me talent natyral, por edhe një punëtor i jashtëzakonshëm.
Kontrolli i tij i topit dhe vizioni i lojës e bëjnë atë një mbrojtës me cilësi unike.
Prishtina pritet që shumë shpejt ta ketë liderin dhe murin e saj në mbrojtje për ta ndihmuar në garën për titullin kampion. /Telegrafi/