Telegrafi

Kërkoj qërim hesapesh me gjyqtarin, Higuain dënohet me katër ndeshje? (Video)

Raportet sugjerojnë Gonzalo Higuain do të dënohet me katër ndeshje mos-lojë shkaku i kartonit të kuq kundër Udineses.

Sulmuesi argjentinas mori dy kartonë të verdhë në humbjen e Napolit (3-1), përkatësisht ka shtyrë gjyqtarin kryesor të takimit Massimiliano Irrati.

Sipas Gazzetta dello Sport, raporti nuk përmend ndonjë sjellje të dhunshme të lojtarit të napolitan, por vë në pah “një shtyrje të lehtë”, transmeton Telegrafi.

Po mos ta kishte përdorur gjyqtari termin “të lehtë”, Higuain do të mbetej dhjetë ndeshje jashtë fushave të blerta.

Kartoni i parë ishte për vërejtjet e tij fyese dhe një për shtyrje të Irratit. Nëse pezullimi konfirmohet, atëherë Higuain do të humbasë ndeshjet kundër Veronas, Interit, Bolognas dhe Romas.

Vlen të theksohet se raporti zyrtar disiplinore do të dalë nesër, pasi që ende nuk ka përfunduar xhiroja e Serie A, ku sonte do të takohen Bologna dhe Verona. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8JVq2na4L0M