Site icon Telegrafi

Kërkesat e ‘çmendura’ të Raiolas që ia anuluan Haalandit kalimin te Chelsea

Me kalimin e Lionel Messit në Paris Saint-Germain, thashethemet e bujshme që rrethojnë të ardhmen e Kylian Mbappes dhe Cristiano Ronaldos, e kanë lënë paska anash Erling Haalandin.

Sensacioni i Borussia Dortmund ishte lidhur paraprakisht me një largim nga klubi gjerman këtë verë, por dukej se nuk kishte asgjë shumë konkrete në ato raportime.

Një nga klubet ku ai ishte në negociata për t’u bashkuar, ishte Chelsea. Blutë janë kthyer nga Romelu Lukaku dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse pas detajeve të kontratës së propozuar të Haaland në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu United në pozitë ideale për transferimin e Haalandit

Sipas gazetës gjermane Bild, agjenti i Haaland, Mino Raiola, kërkoi një pagë prej 820,000 funtesh në javë!

Por, nuk mbaron me kaq.

Lexo po ashtu Pakti i Erling Haalandit me Dortmundin

Raiola gjithashtu donte një tarifë prej 40 milionë eurosh si komision, derisa në bonuse edhe të lojtarit, transferimi besohet se do të shkonte deri në 250 milionë euro.

Kjo është para se të merrni parasysh tarifën e transferimit me Dortmund që vlerëson norvegjezin në 150 milionë funte.

Me të vërtetë do të kishte qenë një nga marrëveshjet më të mëdha në historinë e futbollit dhe do kishte gjurmë të gishtërinjve të Raiolas kudo. /Telegrafi/

Exit mobile version