Telegrafi

Kërcitja e dhëmbëve natën, probleme ditën

Kërcitja e dhëmbëve në gjumë nuk është ndonjë dukuri e rrallë tek njerëzit. Sipas një studimi që bëri Maurice Ohayon dhe trupa e tij e Universitetit të Standord-it të SHBA-së, duke hulumtuar mbi 13 000 vetë në Gjermani, Angli, dhe Itali, doli se më tepër se 8% e të pyeturve kërcisnin dhëmbët të paktën një herë në javë. Kjo kërcitje shkakton më tepër se shqetësimin e partnerit në prehjen e natës. Fërkimi i zhurmshëm i dhëmbëve, mund të sjellë edhe shqetësime nga ana e shëndetit. Vetë ata që fërkojnë e kërcasin dhëmbët gjatë natës, nuk e marrin për kaq shqetësues këtë veprim të tyre dhe shpesh nuk e kuptojnë që pikërisht ky fërkim, u jep të nesërmen dhimbje të nofullave, kockave, kokës apo shtrëngim të muskujve të fytyrës. Përsëritja e këtij fërkimi dhe kërcitjeje të dhëmbëve, me kohën sjell si pasojë gërvishtje apo edhe vrimë në dhëmbë.

Sipas kirurgut të nofullave Ralf-Schön të Universitetit të Freiburgut vetëm 15% e të prekurve ndjejnë dhimbje, të cilat mund të jenë tepër të mëdha. Faza e shtrëngimit të nofullave mund të zgjasë deri në 45 minuta dhe shtrëngimi mund të jetë disa herë më i madh se shtrëngimi i zakonshëm i nofullave gjatë mbllaçitjes. Ata që i shtrëngojnë fort nofullat gjatë natës kanë nevojë për një protezë prej një materiali më të fortë nga i zakonshmi. /Telegrafi/