Ekipi i Brazilit feston pas golave dhe fitoreve me një ‘kërcim të pëllumbave’, gjë për të cilin është kritikuar nga disa ish- futbollistë të njohur.
Në festë ishte përfshirë edhe përzgjedhësi Tite, gjatë ndeshjes Brazil-Kore e Jugut, video që bëri xhiron e botës.
Tite i shtyrë nga Richarlison pas golit për 3-0, u bashkua në festën e ekipit të tij, gjë e cila solli diskutime të shumta më pas, pasi u pa si mosrespektim i kundërshtarit.
Brazil coach Tite showing Roy Keane how to do the pigeon dance & have a good time! 😂😂 pic.twitter.com/xwoFv6m1xd
— Pundit Jay (@pundit_jay) December 6, 2022
Duke folur në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022, Tite theksoi se është në kulturën e Brazilit që golat t’i festosh me kërcim.
“Është në kulturën braziliane kur shënon një gol. Nuk është kurrë mungesë respekti”.
“Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë në mënyrën tonë, sepse nuk po tregojmë mungesë respekti ndaj askujt”, ka thënë Tite. /Telegrafi/