Presidenti i Republika Srpskas, Millorad Dodik, ka folur sot në Banja Llukë për unitetin e popullit serb dhe përsëri dërgoi mesazhe për pavarësinë e entitetit, shkruan klix.ba.
Dodik përsëri injoroi paralajmërimet që vinin nga ambasada e SHBA në Bosnje e Hercegovinë, transmeton Telegrafi.
Ai thotë se të gjithë ata që janë mbledhur sot në fshatin ngjitur me Banja Lukën me rastin e mbajtjes së programit kulturo-artistik “Forca e Unitetit”, nuk do të heqin dorë nga idetë që kanë.
“Ata janë të njohur dhe ju nuk do të na ndaloni me historinë se kemi ndonjë retorikë të keqe, apo se po flasim për të kaluarën. Hidheni atë të kaluar. BeH nuk është identiteti ynë, identiteti ynë është Republika Srpska dhe Serbia. Identiteti ynë nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë BeH. Nëse prekni pronën tonë dhe nëse ju shkon ndërmend se jeni i fortë dhe se keni vendosur që prona i përket BeH, Srpska do të marrë një vendim për pavarësinë”, tha Dodik.
Më tej ai tha se nëse autoritetet e entitetit të Republika Srpskas marrin një vendim të tillë, as drejtori i CIA-s nuk do t’i ndihmojë ata që e kundërshtojnë.
“Ne duhet të fokusohemi dhe të mblidhemi në një kohë që është globalisht e vështirë. Vetëm një popull i bashkuar mund të presë në kohë të paqëndrueshme për zgjidhje, dhe të realizojmë interesat tona. Ne duhet ta mbrojmë Republikën Srpska të bashkuar. Nuk kemi mënyra të tjera për të mbijetuar këtë herë”, tha Dodik.
Mendoj, thotë ai, se ne ende po luftojnë për qëllimet e Koçiqit dhe kur e dinë se cili është qëllimi, është e lehtë të gjejnë një rrugë.
“Qëllimi ynë është të lidhemi sa më shumë me Serbinë. Ne jemi një komb unik. Deklarata jonë e miratuar thotë se nuk ka boshnjakë, kroatë dhe këta serbë, por serb. Deklarata serbe është dokumenti më i fuqishëm i historisë së fundit politike serbe dhe rëndësia e saj nuk ka ardhur ende”, tha Dodik. /Telegrafi/