Site icon Telegrafi

Kërcënohet me vrasje Ismet Hajrullahu i PDK-së në Lipjan

Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan, ka reaguar lidhur siç potencojnë ata me kërcënimin me vrasje të kandidatit të tyre Ismet Hajrullahut nga truproja i Imri Ahmetit.

“Sot është kërcënuar publikisht me vrasje Kandidati për Kryetar z. Ismet Hajrullahu, nga Mentor Vishesella truproja e Imri Ahmetit. Kërcënimi ka ndodhur pas debatit televiziv ‘Jeta në Komunë’”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Reagimi i plotë:

Truproja e Imri Ahmetit kërcënon me vrasje Kandidatin Ismet Hajrullahu

PDK dega në Lipjan, shpreh shqetësimin për vazhdimin e linçimeve, kërcënimeve dhe shantazheve nga ana e grupit kriminal të Imri Ahmeti ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së.
Sot është kërcënuar publikisht me vrasje Kandidati për Kryetar z. Ismet Hajrullahu, nga Mentor Vishesella truproja e Imri Ahmetit. Kërcënimi ka ndodhur pas debatit televiziv ‘Jeta në Komunë’.
Këto kërcënime nuk e ndalin zërin tonë për të ndalur të keqen që iu është kanosur qyetarëve tanë. Për më tepër, ato na bëjnë edhe më të fortë për të vazhduar rrugëtimin e fitores dhe rrëzimin e një pushteti të diktaturës.
Ne jemi të obliguar që të promovojmë vlera demokratike, duke bërë fushatë fer dhe demokratike.
Ne ftojmë organet kompetente te sigurise të ndërmarrin masa për të dënuar veprimet e tilla kriminale nga njerëzit e LDK-së të cilët po përdorin të gjitha mjetet antiligjore me qëllim të frikësimit dhe heshtjes së oponentëve politik.

Exit mobile version