Site icon Telegrafi

Kërcënohet Jamie Vardy: Do të përdhunojmë vajzën (Foto)

Nëse për tifozët e Leicester ai është kthyer në një idhull të padiskutueshëm, për një pjesë të tifozëve të ekipeve rivale, Jamie Vardy duket se është lojtari më i urryer.

Familja e sulmuesit 29-vjeçar ka rënë pre e kërcënimeve nga një tifoz në rrjetet sociale.

Para ndeshjes së të dielës ku Leicester fitoi 1-0 ndaj Southampton, e fejuara e sulmuesit publikoi në “Twitter” një foto të vajzës së tyre 1-vjeçare, me fanelën e Leicester.

Mes shumë komenteve, binte në sy një kërcënim ndaj vajzës vetem 1 vjeçe: “Do ta marrim dhe do ta përdhunojmë vajzën tëndë”, komentoi një tifoz.

Menjëherë pas këtij episodi reagoi edhe policia britanike, duke thënë se ka nisur menjëherë hetimet.

Exit mobile version