vana Stradner, studiuese në Institutin amerikan të Ndërmarrjeve, gjatë një vizite vuri në dukje se kërcënimet secesioniste nga udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, se janë një “ëndërr e realizuar” për presidentin rus Vladimir Putin, shkruan Newsweek.
“Rusia po minon stabilitetin e Bosnjës duke punuar me Serbinë për të përkeqësuar akoma më shumë ndarjet etnike mes kroatëve, boshnjakëve dhe serbëve. Kërcënimet secesioniste të Dodikut janë një ëndërr e realizuar për Putinin, i cili i premtoi atij se ‘nuk do t’i lëmë miqtë tanë’”, tha Stradner, transmeton Telegrafi.
Vërejtjet e saj vijnë pasi Dodik në qershor tha sipas Associated Press, se Serbia do të “pret rrethanat e duhura globale” të arrijë planin e saj të shkëputjes nga Bosnja.
Këto paralajmërime gjithashtu vijnë nga frika e paqëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor, të nxitura nga lufta ruse në Ukrainë, që shtyu Gjermaninë të vendosë trupa në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnjë, raporti Al Jazeera gjatë muajit të kaluar.
“Ajo që po shohim në Ballkan është i njëjti libër lojërash që Putin e përdori në Gjeorgji dhe Moldavi, duke armatosur lëvizjet secesioniste dhe kështu duke shfrytëzuar konfliktet e ngrira”, shtoi Stradner.
Dodik, mbështetës i Putinit, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, më parë kishte fajësuar luftën në Ukrainë për vonimin e planeve të mbështetura nga Moska për t’u tërhequr nga institucionet kombëtare të Bosnjës, pati raportuar Reuters gjatë muajit të kaluar.
Qëllimi i Dodikut që është copëtimi në gjysmë i Bosnjës dhe bashkimi me Serbinë fqinje, i ka detyruar Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuara t’i vendosin saksioneve, pasi vazhdimisht po bën përpjekje për nxitje të konfliktit dhe destabilizimin e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Sipas New York Times, Dodik dhe Putin kanë synime të ngjashme kur bëhet fjalë për Bosnjën – që përfshin forcimin e aleancës serbo-ruse, pasi të dyja duan të bllokojnë Bosnjën që është në kërkim të anëtarësimit në BE dhe NATO.
Putin madje ka theksuar mbështetjen e tij për Dodikun gjatë një takimi të mbajtur në qershor, ku presidenti rus i tha udhëheqësit serb të Bosnjës se “nuk do t’i lëmë miqtë tanë”. /Telegrafi/