Site icon Telegrafi

Kërcënimet e fshehta: Disa gjëra, të cilat pa u vërejtur shkatërrojnë lidhjen

Dominim i tepruar

Zakonisht mendohet që personi dominues brenda lidhjes është më i lumtur, sepse merr shumicën e vendimeve, mirëpo hulumtimet tregojnë që kjo fare nuk është e vërtetë – personi i cili i mban të gjithë penjtë në dorë është shumë më i pakënaqur, sepse ka ndjenjën që tërë lidhjen po e bart mbi supet e veta.

Ky problem është lehtë i zgjidhshëm – kujdesuni më shumë për barazinë dhe probleme nuk do të ketë, transmeton Telegrafi.

Interpretim i ndryshëm i ngjarjeve

Po qe se keni pikëpamje të ndryshme për disa ngjarje që kanë të bëjnë me lidhjen tuaj, ekziston rreziku i madh që me kalimin e kohës do të ndaheni pikërisht për shkak të atyre pikëpamjeve të ndryshme. Për shembull, femra mund të konsiderojë si tepër të rëndësishme ngjarjen kur për herë të parë e ka lënë brushën e dhëmbëve tek i dashuri i saj, ndërkaq ai atë gjë mund ta konsiderojë krejtësisht të parëndësishme.

Me kalimin e kohës dallimet e tilla të interpretimit të ngjarjeve të rëndësishme në jetë grumbullohen, ndërkaq nëse ekzistojnë dallime të mëdha, mund të ndodhë edhe ndarja.

Shpresa të mëdha

Një numër i madh i femrave e fillon lidhjen duke shpresuar se do ta ndryshojë mashkullin, ndërkaq një numër edhe më i madh i meshkujve nuk mund t’i durojë femrat e tilla.

Nëse mendon që mund ta ndryshosh vërtet dikë, vetvetes ia vë kurthin, sepse shumica e meshkujve nuk kanë nevojë t’i ndryshojnë karakteristikat e tyre kryesore. Nëse je dashuruar me të, përse ju duhet ta ndryshoni? /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version