Site icon Telegrafi

Kërcënime për bomba në 97 shkolla të Beogradit – mediat serbe japin detajet

Sot në mëngjes, shumë shkolla të Beogradit morën njoftime për vendosjen e bombave.

Si pasojë, janë njoftuar shërbimet kompetente dhe janë vënë në kërkim ekipet e specializuara.

Siç kanë mësuar mediat serbe, përcjell Telegrafi, raportime të tilla janë bërë nga disa shkolla të Beogradit dhe Zemunit.

Madje, siç pretendohet, alarme të mbërritën në gjithsej 97 shkolla.

Lexo po ashtu Alarm për bombë në 20 shkolla të Beogradit, evakuohen nxënësit në disa prej tyre

Kështu, mësuesit u kanë thënë prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët – në disa për disa orë, ndërsa në të tjera fare gjatë ditës së sotme.

Për raportin janë njoftuar shërbimet kompetente dhe vijon kërkimi i ekipeve të specializuara.

Në disa shkolla tashmë kanë përfunduar kontrollet dhe ka rezultuar se alarmet kanë qenë të rreme. /Telegrafi/

Exit mobile version