Site icon Telegrafi

Keq për Stoken dhe Zvicrën

Xherdan Shaqiri ka marrë lajmin më të keq deri më tani gjatë këtij viti. Mesfushori i Stoke Cityt mund të mungojë në disa ndeshje, për shkak të lëndimit të kofshës.

Këtë lëndim Shaqiri e pësoi në ndeshjen e së shtunës kundër Southamptonit, njofton “Stoke Sentinel”.

Shaqiri është bërë një lojtar i rëndësishëm i Stoket muajt e fundit, pas një nisme të zbehtë të eksperiencës në futbollin anglez.

Pritet që përfaqësuesi zviceran të rikthehet më 2 prill ndaj Swanseat, që nënkupton se do të mungojë në miqësoret e Përfaqësueseve, që zhvillohen në fund të këtij muaji.

Shaqa pritet të jetë lideri i Zvicrën në Kampionatin Evropian ku janë në një grup me Shqipërinë.

Exit mobile version