Telegrafi

“Më keq janë tani pas largimit të CR7” – Gazetari anglez shpërthen ndaj Manchester Unitedit dhe trajnerit Ten Hag

Manchester United ka pësuar një tjetër humbje, teksa është mposhtur nga Brightoni me rezultat 1-3.

Djajtë e Kuq nuk janë duke kaluar momente të mira në këtë fillim të sezonit dhe shumë tifozë i kanë akuzuar ata.

Gazetari anglez Piers Morgan ka goditur edhe njëherë Djajtë e Kuq dhe trajnerin Erik Ten Hag pas humbjes nga Brightoni.

Lexo po ashtu Ten Hag me tre fjalë tregon nëse do të luaj Sancho më për Manchester United

Në vazhdën e humbjes 3-1 ndaj Brighton në Old Trafford, Morgan shkroi në Twitter se Cristiano Ronaldo kishte 100 për qind të drejtë.

“Ndërsa i mjeri Manchester United u mposht në shtëpi nga Brighton, a dyshon ndokush ende se Cristiano kishte 100 për qindtë drejtë për gjendjen e klubi dhe Ten Hag?”

“Ata janë bërë edhe më keq që nga largimi i Ronaldos”, ka shkruar Piers Morgan  /Telegrafi/