Të paktën pesë persona humbën jetën dhe nëntë tjerë u lënduan, kur reklama gjigante e një ndërtese u shemb dhe përfundoi mbi kokat e personave që po ndiqnin nga afër paradën në verilindje të Brazilit.
Në kohën e incidentit, banorët po shijonin paradën që shënonte 94-vjetorin e qytetit Alianca, transmeton Telegrafi.
Në video shihej turma duke qëndruar pranë një dyqani që ishte mbyllur, dhe për një moment një reklamë gjigante që ishte e varur sipër kokave të tyre u këput.
Në mesin e viktimave janë dy vajza të moshës 13 dhe 16-vjeçe. E katër nga nëntë personat që u lënduan pas tretmanit në spital janë liruar për rehabilitim në shtëpi.
Kordinatori i mbrojtjes civile në Alianca, Armando Freitas, tha për mediat braziliane se hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkakun e këputjes së reklamës nga ndërtesa. /Telegrafi/