Në një zonë malore në veriperëndim të Pakistanit, ka filluar operacioni për shpëtimin e gjashtë fëmijëve dhe dy të rriturve, të cilët janë bllokuar në një teleferik në rreth 370 metra lartësi.
CNN citon deklaratat e zyrtarit lokal Bilal Ahmad Faizi, se fëmijët që jetonin në provincën e Khyber Pakhtunkhëa ishin nisur me teleferik për në shkollë, kur një nga kabllot u këput në një lartësi të madhe, transmeton Telegrafi.
Tanvir Ur Reman, një zyrtar i qarkut Batagram, raportohet të ketë thënë se operacioni i shpëtimit u nis nga toka për shkak të lartësisë së madhe në të cilën ka ngecur teleferiku.
CNN raporton se autoritetet pakistaneze kanë kërkuar ndihmë me helikopter për të shpëtuar pasagjerët e bllokuar brenda teleferikut.
Televizioni amerikan raporton se shumë fëmijë që jetojnë në zona të thella malore të provincës Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, përdorin teleferikë për të shkuar dhe për të ardhur nga shkolla, disa prej të cilëve nuk mirëmbahen rregullisht dhe janë të rrezikshëm për të udhëtuar. /Telegrafi/
Eight children going to school via chairlift in battagram – Pakistan have been stuck midair since 6:00 AM
The age of kids are between 10-12 with one adult. #Pakistan #Battagram
pic.twitter.com/FjP2M2YOkZ— Discover Pakistan 🇵🇰 | پاکستان (@PakistanNature) August 22, 2023